Sport

Federata franceze zbulon imazhin e posterit zyrtar të turneut “Roland-Garros 2022”

2 Shkurt 2022, 16:06 Nga DOSJA

FRANCE Federata Franceze e Tenisit zbuloi të mërkurën posterin për edicionin 2022 të turneut “Roland-Garros” (22 maj-5 qershor).

Si çdo vit, që nga 1980, ajo tërhoqi imagjinatën e një artisti dhe zgjedhja e saj ra mbi Louise Sartor, një piktore figurative franceze 33-vjeçare.

E reja, e cila nuk kishte ndjekur kurrë një ndeshje përpara se të ftohej në tribuna, zgjodhi të nderonte djemtë e topit të vogël të tenisit, gjestet e të cilëve e prekën.

“Më preku jashtëzakonisht shumë kur i pashë në veprim”,- konfirmon Louise Sartor në një video, në faqen e internetit të FFF, e cila paraqet shumë piktura të saj me gouache që përfaqësojnë tenistët në pozicione të ndryshme.

Pozicioni, kur tenisti është gati të kërcejë për të kapur topin e ndalur nga rrjeta, me një gju në tokë, është imazhi i zgjedhur për posterin e vitit 2022 të turneut Grand Slam. “Një nder për mua sepse jam pjesë e një linje, ku më parë ka piktorë super të mirë”,- buzëqesh artistja.

Zbulimi i posterit përkon edhe me nxjerrjen në treg të biletave për të licencuarit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport federata franceze e tenisit federata ndërkombëtare e tenisit louise sartor një piktore figurative franceze 33-vjeçare posterin për edicionin 2022 të turneut “roland-garros” turneu i parisit turneut grand slam federata franceze e tenisit federata ndërkombëtare e tenisit louise sartor një piktore figurative franceze 33-vjeçare posterin për edicionin 2022 të turneut “roland-garros” turneu i parisit turneut grand slam

Sondazh

Poll

Sport 2 Shkurt 2022, 12:11

Boateng për Shaqirin: “Ishte ëndërr apo…”

GJERMANI – Xherdan Shaqiri ka bërë një performancë fantastike në ndeshjen e mbrëmjes të së martës mes Lyon dhe Marsielle në kampionatin francez, takim që ...