Aktualitet

COVID-i në 24 orët e fundit, MSH: 9 viktima dhe 1164 raste të reja

2 Shkurt 2022, 17:40 Nga DOSJA
COVID-i në 24 orët e fundit, MSH: 9 viktima dhe 1164 raste të

TIRANË – 9 viktima dhe 1164 raste të reja me COVID-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë përditësoi shifrat për ditën e sotme duke theksuar se janë shëruar 1987 qytetarë. Për sa i përket pacientëve në spitalet COVID janë ende të shtruar 128 persona.

Në total janë kanë humbur jetën 3362 qytetarë që prej përhapjes së COVID-it në vendin tonë. Numri i rasteve aktive është 17.236 qytetarë.

NJOFTIMI I MINISTRISë Së SHëNDETëSISë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7,554 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,164 qytetarë, në këto bashki:

529 në Tiranë, 64 në Vlorë, 52 në Shkodër, 46 në Durrës, Fier, 44 në Krujë, 33 në Gjirkastër, 32 në Lushnje, Berat, 22 në Sarandë, Elbasan,15 në Lezhë, 11 në Kamëz, Korçë, Skrapar, 10 në Patos, Devoll, Dimal, Kuçovë, Gramsh, 8 në Malësi e Madhe, Kurbin,Vorë, Divjakë, Tepelenë, Peqin, 7 në Kukës, Kavajë, 6 në Vau i Dejës, 5 në Selenicë, Kolonjë, Cërrik, 4 në Mirditë, Shijak, Mat, Mallakastër, Delvinë, Pogradec, Librazhd, 3 në Fushë -Arrëz, Tropojë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Belsh, 2 në Has, Rroskovec, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Maliq, Prrenjas, 1 Dibër.

Janë 17,236 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka nëntë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Puka 49 vjeç, tre qytetarë nga Fieri 58-85 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 61-79 vjeç, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1,987 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 240,642 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Shkurt  2022)

Raste të reja ditore          1,164

Të shëruar në 24 orë       1,987

Të shtruar në spitale       128

Humbje jete në 24 orë    9

Testime ditore                7,554

Testime totale                 1,678,905

Raste pozitive                 261,240

Raste të shëruara            240,642

Raste Aktive                   17,236

Humbje jete                     3,362

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             7,702

Fier                 1,705

Shkodër          1,598

Vlorë              1,320

Elbasan           1,040

Gjirokastër       886

Berat                733

Lezhë               653

Korçë               648

Durrës              509

Kukës               313

Dibër                129

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shqiperi ministria e shendetesise covid ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll