Sport

United ‘ngrin’ kontratat me Pogba dhe të tjerë, deri në emërimin e trajnerit të ri

2 Shkurt 2022, 11:41 Nga DOSJA
United ‘ngrin’ kontratat me Pogba dhe të tjerë, deri

ANGLI – Raportohet se Manchester United ka lajmëruar disa lojtarë, se do t’u ngrijë kontratat, duke e bërë të pasigurtë të ardhmen e tyre në radhët e “Djajve të Kuq”.

Kjo me justifikimin, deri sa drejtuesit e klubit të përzgjedhur trajnerin e tyre të ri për sezonin e ardhshëm, i cili do të ketë prioritetet e tij. Në këtë listë paraprake, përfshihen emrat e Paul Pogba, Eric Bailly dhe Jesse Lingard.

Këtë e deklaron “ESPN”, duke shpjeguar, se për momentin, drejtuesit e Manchester United po punojnë për zgjedhjen e trajnerit të tyre të ardhshëm midis pesë emrave.

Mauricio Pochettino i Paris Saint-Germain dhe Erik ten Hag i Ajax, janë në krye të listës së dëshirave, duke mos përjashtuar edhe qëndrimi për një vit tjetër të Ralf Rangnick që aktualisht është në krye të pankinës së “Djajve”.

Mbetet për t’u parë nëse midis lojtarëve, përveç tre të përmendurve, në listë janë edhe Martial, Van de Beek dhe Henderson, për të cilët do të vendosin të presin, apo do të marrin një vendim për të ardhmen e tyre përpara emërimit të trajnerit të ri.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport borxhi neto i manchester united u ul në 492 nga 552 milionë € eric bailly dhe jesse lingard mauricio pochettino te manchester united paul pogba për ta rikthyer manchester unitedin borxhi neto i manchester united u ul në 492 nga 552 milionë € eric bailly dhe jesse lingard mauricio pochettino te manchester united paul pogba për ta rikthyer manchester unitedin

Sondazh

Poll