Sport

Boateng për Shaqirin: “Ishte ëndërr apo…”

2 Shkurt 2022, 12:11 Nga DOSJA
Boateng për Shaqirin: “Ishte ëndërr apo…”

GJERMANI – Xherdan Shaqiri ka bërë një performancë fantastike në ndeshjen e mbrëmjes të së martës mes Lyon dhe Marsielle në kampionatin francez, takim që u fitua 2-1 me përmbysje nga Lyon, skuadra ku bën pjesë shqiptarit.

Shaqiri ishte lojtari i ndeshjes, duke shënuar një gol (76′) dhe dhuruar një asist, por të gjithë po flasin për golin e tij të shënuar me kokë.

Një gol i rrallë për shtatshkurtin, i cili na kujton atë gol të Messit ndaj Man.United në Champions League.

Kjo i ka befasuar jo pak shokët e tij të skuadrës dhe ai që ka bërë reagimin më të veçantë është, Jeremi Boateng.

“Shaq a pashë ëndërr, apo vërtet shënove me kokë?! Në Gjermani e quajmë Kopfballungeheuer”, shkroi Boateng në profilin e tij në Instagram.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport boateng lyon shaqiri boateng lyon shaqiri

Sondazh

Poll