Aktualitet

EMRI/ U dënua dhe u shkarkua nga KPA, zgjidhet zëvendësuesja e Luan Dacit

2 Shkurt 2022, 08:27 Nga DOSJA
EMRI/ U dënua dhe u shkarkua nga KPA, zgjidhet zëvendësuesja e

TIRANË– Mimoza Tasi është gjyqtarja që është zgjedhur për të zëvendësuar ish-gjyqtarin Luan Daci në Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA). Me zgjedhje e gjyqtares së re trupa e KPA-së do të jetë e përbërë nga Albana Shtylla, kryetare dhe gjyqtarët Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj dhe së fundmi Mimoza Tasi. Zëvendësimi i Dacit erdhi pasi ai u dënua dhe u shkarkua pas akuzave për falsifikimin e dokumenteve.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori vendimin më 9 dhjetor 2021 për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Daci, duke pranuar kështu kërkesën e Komisionit Disiplinor. Magjistrati ishte i dënuar me 6 muaj burg, dënim ky që u konvertua me shërbim prove, pasi ish-anëtari i KPA-së, akuzohej për veprën penale të ‘Falsifikimit të dokumenteve’.

Hetimi ndaj Dacit nisi pas denoncimit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK nga Besnik Cani. Ishin pikërisht këto hetime ato që bindën trupën e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Dacin. Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet luan daci mimoza tasi luan daci mimoza tasi

Sondazh

Poll