Aktualitet

Ish-prokurori tregon fazat e përzgjedhjes së ‘të penduarve’: Do ushtrosh presion!

2 Shkurt 2022, 09:54 Nga DOSJA
Ish-prokurori tregon fazat e përzgjedhjes së ‘të

TIRANË– Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci ka treguar fazet që duhen ndjekur për të përzgjedhur një perspn që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë në mënyrë që të ‘fundosë’ të tjerë anëtarë të krimit të organizuar. I ftuar në “Opinion”, Beci tha se gjithçka varet nga personi që ke përballë.

Sipas Becit, duhet të tentosh të gjesh një person që ka shumë prova në duar dhe duhet të ushtrosh presion tek ai në mënyrë që të flasë. Edhe fakti i të ofruarit shumë më tepër se ç’i ofron organizata kriminale, është një opsion.

“Nuk duhet të bëhet publik emri i tij në proces. Legjislacioni shqiptar që ka ndryshuar në vitin 2004 për herë të parë është futur koncepti i bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Ka shumë faza. Në përzgjedhjen që duhet të bëjë prokurori, në grupi e bandës do duhet që të gjejë më të dobëtin që ta zbërthesh. Është çështje psikologjike. Ose duhet të gjesh personin që ka më shumë prova. Je i fundosur, do i bësh presion më shumë. Do i ofrosh shumë më tepër se çfarë i ofron organizata kriminale,”- tha Beci.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eugen beci eugen beci

Sondazh

Poll