Aktualitet

PD: Zeneli, gruaja e kandidatit të Berishës, e shkarkuara që nuk hetoi ‘dosjen 184’

2 Shkurt 2022, 08:35 Nga DOSJA
PD: Zeneli, gruaja e kandidatit të Berishës, e shkarkuara që nuk

TIRANË– Partia Demokratike deklaron se kandidimi i Premtim Kryemadhi vërteton se mes ish-kryeministrit Sali Berisha, Presidentit Ilir Meta e kryeministrit Edi Rama ka një aleancë. Në një postim në rrjetet sociale PD shkruan se Kryemadhi është gjithashtu bashkëshorti i Belina Zeneli, prokurores që u shkarkua vetëm dy dtë më parë.

Sipas selisë blu, nëse Zeneli do të hetonte dosjen 184, Ulsi Manja do ishte në burg.

“Kandidati në Dibër është poshtërimi që Berisha ju bën demokratëve. Bashkëpunimi Berisha-Meta-Rama tashmë i qartë për çdo shqiptar Kandidati i Dibrës është poshtërimi që Berisha iu bën demokratëve. Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016. Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, por përzgjedhja e tij sqaron më së miri komunikimin privat të Flamur Nokës me Ulsi Manjën. Nëse bashkëshortja e Kryemadhit do të hetonte dosjen 184, Ulsi Manja do ishte në burg. Tashmë skema e bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha është e qartë për çdo shqiptarë. Po zgjodhe Sali Berishën e  Ilir Metën mban Edi Ramën. Nëse zgjedh Edi Ramën mban Sali Berishën dhe Ilir Metën,”- shkruhet në denoncimin e PD-së. 

(F.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike belina zeneli premtim kryemadhi ulsi manja belina zeneli premtim kryemadhi ulsi manja

Sondazh

Poll