Aktualitet

I shembën banesën, Nënë Liza: 15 milion lekë mall më shkuan dëm, na dolën të pabesë

2 Shkurt 2022, 09:40 Nga DOSJA
I shembën banesën, Nënë Liza: 15 milion lekë mall

TIRANË– Liza Marku ose siç njihet nga të gjithë si Nënë Liza, bën thirrje për drejtësi, duke theksuar se familja e saj është shkatërruar plotësisht që me daljen nga shtëpia e tyre, ku banonin prej 28 vitesh. Në studion e ‘Faxnews’, e moshuara tha se nuk ka qënë kundër projektit e rindërtimit të Bashkisë së Tiranës, por mënyra se si policia i nxorri nga shtëpia sipas saj është e turpshme dhe kundër ligjit.

“Ne nuk jemi zaptues tokash, së pari jemi shqiptarë, fëmijet i kam pa punë. Edhe nga ana shëndetësore nuk kam qenë mirë, sepse të ndërtosh shtëpinë e të punosh 30 vite për ta gëzuar. Ne nuk jemi rehat si familje! Banesa na është shembur në moment. Jam me dy djemtë e nusen, fëmijët i kam shpërndarë te dajat e tyre, pa shkollë, pa punë. Jemi njoftuar 5 ditë përpara, po ku të gjenim shtëpi ne?Ne erdhëm në Tiranë për një jetë më të mirë e na doli më keq, kjo që ka ndodh këtu nuk ka ndodh askund. Kam 28 vite që jetoj aty. Ne tokat i kemi blerë, nuk kemi zaptuar asgjë, ne jemi shqiptarë. Është njësoj si i zoti i shtëpisë të trajtojë familjen e tij keq. Të vinte të na jepte kontratën e rregullt, nuk e kam menduar kurrë këtë lloj situate. Unë nuk mora dot as rrobat e mia personale, ilaçet. 4 policë duke u shtyrë me një plakë, është turp i botës. Unë dua metrat e shtëpisë time, të sqaruar në detaje. Nuk firmos as kontratë as bonus, po nuk është e rregullt sipas ligjit. I bej thirrje qeverisë të na japin dokumentete e rregullta, sepse ne nuk kemim asgjë konkrete për të ardhmen. Ne e dinim se do të vinin por na doli i pabesë me atë rrethim, 40 policë!Ne ishim 13 vetë pa armë pa shkopinj pa asgjë, na u deshën gjithë ata policë. I bej thirrje ambasadës amerikane, italiane greke dhe u kërkojmë ndihmë, të shohin se çfarë po bëhet në Shqipëri. Ne nuk jemi në Europë! I kam marrë, mezi hynë fëmijët! Mbi 15 milion lekë mall mua më ka shkuar dëm.’- ka thënë Nënë Liza.

SI KA NISUR PROTESTA E BANORËVE?

Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Shembja e banesave u shoqërua me kundërshtinë e banorëve, të cilët u përplasën me efektivët e Policisë. Banorët pretendojnë se në të këtë zonë do të ndërtohen edhe kulla dhjetra-katëshe me njësi biznesi dhe qendra tregtare. Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, teksa akuzojnë se në këtë zonë do të ndërtojë Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale. Banorët kërkojnë shpronësimin sipas rregullave, duke marrë parasysh se një pjesë e tyre kanë certifikatë pronësie, ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nene liza protesta te 5 maji nene liza protesta te 5 maji

Sondazh

Poll