Aktualitet

Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, dënohet me 12 vite burg Gjergj Gjini

2 Shkurt 2022, 09:21 Nga DOSJA
Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, dënohet me 12 vite burg Gjergj

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg, Gjergj Gjinin. 71-vjeçari është lënë në burg, pasi dyshohet si autor i plagosjes me armë zjarri, të Hil Gjinit, në dhjetor të 2020-ës. Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e gjeti fajtor të moshuarin për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Kanosja”.

Hil Gjini u plagos mëngjesin e 1 dhjetorit të vitit 2020, teksa ishte në makinë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij. Ai mori një plumb në pjesën e këmbës që nuk përbënte rrezikshmëri për të. Policia arriti të prangosë autorin disa orë pas ngjarjes, si dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroi armën e krimit dhe disa gëzhoja. 71-vjeçari ka deklaruar se konfliktet me Gjinin kishin nisur që në vitin 2004, pasi ky i fundit i kishte helmuar delet.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjergj gjini gjykata lezhe hil gjini lezhe gjergj gjini gjykata lezhe hil gjini lezhe

Sondazh

Poll