Aktualitet

‘Bomba’ e Hoxhës: Sinanaj rrëfeu të dhëna që hapnin punë, ia ruaj ende regjistrimin

2 Shkurt 2022, 10:09 Nga DOSJA
‘Bomba’ e Hoxhës: Sinanaj rrëfeu të dhëna

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka hedhur akuza të forta ndaj institucioneve në Shqipëri, pasi ka deklaruar se policia e prokuroria nuk e kanë përdorur të gjithë rrëfimin e të vrasësit të penduar, Julian Sinanaj. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se Sinanaj i kishte shkuar në redaksi para se të rrëfëhej për uniformat blu dhe se ai e ruan ende një kopje të regjistrimit, ku sipas tij janë thënë gjëra shumë të forta që ende nuk janë zbuluar.

E pikërisht moskonsiderimi i këtyre deklaratave të forta ka bërë që marrëveshja mes drejtësinë shqiptare e Sinanajt të prishej.

“Shiko si është rasti konkret, personi na erdhi në redaksi, bëmë disa verifikime, një prej tyre i krimeve. I them më ka ardhur njëri këtu e më tho këto gjëra. Ai mbase u tremb dhe më tha mos u merr me të sepse s’është në rregull. Ai mendonte se do ta vriste, ndjente rrezikun. I lëshojmë gazetaren që kishim në redaksi dhe i themi merru ti me këtë. I dhamë makinën e redaksisë por nuk arritën dot në destinacion sepse na e mori policia. Jo sepse s’e dinin, por para se të fliste për policinë, do e nxirrnim në media. Pse u prish marrëveshja me Julian Sinanajn? Është vrasësi më i trajnuar.  Sepse unë e kam një regjistrim të asaj që ka thënë por që do të hapte shumë probleme. Policia dhe prokuroria kanë marrë atë që kanë dashur ata dhe i kanë thënë ‘stop, deri këtu, këto të tjerat mbaji për vete’. Ai ka rrëfyer gjëra shumë të forta,”- tha Hoxha.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha julian sinanaj artan hoxha julian sinanaj

Sondazh

Poll