Aktualitet

Pajisja përgjuese brenda burgut! Lala: Flisnin 24 orë brenda (Ish-prokurori qesh)

2 Shkurt 2022, 10:02 Nga DOSJA
Pajisja përgjuese brenda burgut! Lala: Flisnin 24 orë brenda

TIRANË– Mbrëmjen e kaluar, Klodiana Lala tregoi në emisionin ‘Opinion’ për pajisjen përgjuese që është zbuluar kohë më parë brenda burgut. Gazetarja tregoi se pajisja u gjet në qelinë e Admir Tafilit, e se ai fliste 24 orë, non stop, sikur të ishte në një botë të lirë. Kjo bisedë u shoqërua me të qeshura nga ana e ish-prokurorit Eugen Pecit.

BISEDA:

Lala: Do të flas për pajisjen përgjuese që është kapur në burg, po e kishin të burgosurit, është shumë interesante

Fevziu: Aa, Eugeni iku tani

Hoxha: Unë kam qënë duke komunikuar, shoh që është kapur kjo pajisja, Te ajo dhomë policia kapi pajisjen, komunikova, se ishte për të marrë sinjalin ajo. Nuk përgjonin, e kishin në burg, pas asaj shoh që më vjen një përgjigje. Dyshova se po më shkruanin prokurorët, jo ishte personi, më thotë mua më izoluan, komunikimi vazhdoi.

Lala: Kjo pajisje është kapur në qelinë e Admir Tafilit. Ai ka disa kohë që ka një luftë nervash me prokurorinë e posacme për shkak se konsiderohet si minierë ari në mesin e të dënuarve për të dhënë informacion për ngjarjet kriminale. Ka arritur ta shndërrojë dekoderin në skype dhe në platforma të tjera, ai fliste në qeli përgjatë 24 orëve. Ishte si në botë të lirë. Në informacionet që unë disponoj SPAK ka qënë duke e përgjuar, më pas ata kanë zbuluar dhe arritur të merret kjo pajisje.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eugen peci klodiana lala eugen peci klodiana lala

Sondazh

Poll