Politike

Do rikthehet! Kryemadhi: Meta, uragan! Shkarkimi si president? S’e kam ndjekur!

1 Shkurt 2022, 16:29 Nga DOSJA
Do rikthehet! Kryemadhi: Meta, uragan! Shkarkimi si president? S’e kam

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se nuk e projekton veten për shumë gjatë në krye të partisë që drejton. Në një intervistë për “ReportTv”, Kryemadhi paralajmëroi edhe njëherë rikthimin e Metës në krye të LSI-së, duke e konsideruar pozitën e tij në krye të shtetit si një “burg politik” për të.  

Sa i përket shkarkimit të tij nga posti që mban, Kryemadhi deklaroi se nuk e ka ndjekur fare seancën, pasi nuk beson tek drejtësia, që sipas saj në vendin tonë nuk funksionon.

“Nuk besoj tek sistemi i drejtësisë sepse ai ka dështuar. Me shkarkim pa shkarkim për Ilir Metën nuk do të jetë asnjë problem pasi mezi po duron për të dalë nga “burgu politik”,-përfundoi Kryemadhi.

Konkretisht Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit.Më pas, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme raportin përfundimtar i Komisionit Hetimor. Mandati i Metës si President përfundon zyrtartisht më 24 Korrik të vitit 2022.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi shkarkimi i metes 2 ilir meta monika kryemadhi shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll