Politike

“Berisha u strehua sot te partia e Metës”, PD: Të ndahemi nga politika e vjetër

1 Shkurt 2022, 15:44 Nga DOSJA
“Berisha u strehua sot te partia e Metës”, PD: Të ndahemi

TIRANË – Partia Demokratike reagoi lidhur me regjistrimin e koalicionit  mes Komisionit të Rithemelimit të PD dhe LSI-së,”Shtëpia e Lirisë” në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022. Në një reagim të fundit, partia më e madhe opozitare u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha u strehua sot në partinë e Ilir Metës, presidentit të Republikës.

Në vazhdim të reagimit, PD shton se kjo sjellje e Berishës dhe Metës tregon se qytetarët shqiptarë duhet të distancohen njëherë e mirë nga e kaluara politike.

REAGIMI I PARTISË DEMOKRATIKE:
Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave  personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te  partia e  Ilir Metës, e  po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të ilir Metës.

Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, prandaj çdo ditë demokratët po dinstancohen nga farsa Berisha.

Tashmë jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët është e qartë se nëse zgjedh Berishën e Metën merr Ramën, nëse zgjedh Ramën merr Berishën dhe Metën.

LEXO DHE KËTË:

Berisha, Kryemadhi e Ndoka në koalicion më 6 mars, regjistrohen (Marrëveshja-Logo)


(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta partia demokratike sali berisha shtëpia e lirisë zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars ilir meta partia demokratike sali berisha shtëpia e lirisë zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll