Politike

Koalicioni me Berishën, Kryemadhi: S’kam folur me të, takova Nokën dhe Këlliçin

1 Shkurt 2022, 16:00 Nga DOSJA
Koalicioni me Berishën, Kryemadhi: S’kam folur me të, takova

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes SociaIiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dhënë detaje të reja lidhur me koalicionin e krijuar mes LSI-së dhe Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Shtëpia e lirisë. Në një intervistë për Report Tv me gazetaren Migena Sotiri, ajo ka deklaruar se nuk e ka takuar vetë personalisht ish-kryeministrin Sali Berisha, por negociatat i ka bërë me Flamur Nokën dhe Belind Këlliçin. Ndërsa ka shtuar se teknikalitetet i ka bërë Petrit Vasili dhe Endrit Brahimllari. 

“Nuk do kemi kandidatët tanë, janë kandidatë të Grupit të Themelimit, që kanë ardhur nëpërmjet primareve, lider politik i koalicionit është Komisioni i Rithemelimit, ndërsa LSI është instrumenti i regjistrimit të kandidatëve së bashku me PDK, për të lehtësuar një proces burokratik, të situatës që ne kemi krijuar dashur pa dashje, LSI do i bëj thirrje qytetarëve për t’u drejtuar kutive të votimit dhe të votojnë kandidatin që ato mbështesin më tepër. Sot është e rëndësishme vendosja përballë e kandidatëve. Nuk kishim kandidatë, kandidatët e LSI në këto 6 bashki, nuk kanë të bëjnë me kandidatë të LSI sesa unifikimi i opozitës përpara Rilindjes. Grupi i Rithemelimit, është shumica e PD, Vasili dhe Braimmlari kanë negociuar teknikalitetet,”-tha Kryemadhi.

Dje, ish-kryeministri Sali Berisha bëri me dije se për “vulosjen” e koalicionit e ka bërë pas bisedimeve me kreun e shtetit, Ilir Meta, i cili është edhe themeluesi i forcës politike, LSI. Ndërkohë që la të kuptohet se për asnjë moment nuk ka kontaktuar me Kryemadhin, e cila drejton tani këtë parti. 

(k..m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike koalicioni shtepia e lirise monika kryemadhi koalicioni shtepia e lirise monika kryemadhi

Sondazh

Poll