Politike

Monika Kryemadhi e parashikon: Basha s’do hyjë në zgjedhje, ka frikë!

1 Shkurt 2022, 16:41 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi e parashikon: Basha s’do hyjë në zgjedhje, ka

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi parashikon se kryedemokrati Lulzim Basha nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në një intervistë të dhënë për “ReportTv”, ajo është shprehur se lënia e nxjerrjes së emrave për në momentin e fundit është një “skemë” e përdorur shpesh nga Basha, nga e cila humbën pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndërsa shtoi se i njëjti skenar mund të përsëritet, por kësaj herë shkaku sipas saj është frika nga humbja

PJESË NGA INTERVISTA:

Një aleat armik e keni cilësuar Lulzim Bashën

Kryemadhi: Patjetër një aleat armik, mjafton të shikoni proceverbalet e grupeve të numërimit të Partisë Demokratike në 25 prill. I hiqet mandate Elona Gurit i jepet Edi Ramës. I hiqet mandate Ardit Celës i jepet Blendi Klosit, i hiqet mandati Endrit Braimllarit i jepet Niko Peleshit. Mjafton kjo për të kuptuar sesi mandatet i hiqen LSI dhe i shiten Partisë Socialiste. LSI nuk ka ndërmend të luftojë për të shkuarën por të mësojë nga e shkuara.

Do keni një kundërshtar të fortë apo të dobët në këto zgjedhje

Kryemadhi: Të nxjerrë kandidatët një hëre se nuk ka nxjerrë kandidatët. Afatet e fundit këto ditë janë. 6 shkurti është afati i fundit. Të mendosh që ka 10 vjet për primare dhe ende nuk ka hedhur emrat. Apo po bën sondazhe një listë apo dy lista. Është traditë e përhershme, është traditë që i mban gjërat në momentin e fundit. Unë shpresoj që të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit po mos u çudisni kur të thotë që nuk bëhem pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermudës’ dhe nuk marr pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, sepse kam përshtypjen që rezultatet do të jenë komplet ndryshe.

Mendoni që nuk do të hyjë në garë?

Kryemadhi: Po këtë punë ka bërë gjithmonë. Nuk na futi në zgjedhjet e 30 qershorit. Tha nuk do ti lëshojmë zyrat, i lëshoj zyrat me celësat me të gjitha me të tëra. Nuk do bëjmë këtë, nuk do bëjmë atë. Mbi trupin tim do kalojë ky, mbi trupin tim do kalojë ai.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll