Politike

Dervishaj zbardh fjalimin e Ramës: Metën e konsideroi kryedeputet të Opozitës

1 Shkurt 2022, 15:12 Nga DOSJA
Dervishaj zbardh fjalimin e Ramës: Metën e konsideroi kryedeputet

TIRANË– Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka zbardhur një fjalim të mbajtur nga kryeministri Edi Rama në datën 10 mars në momentin kur po prezantonte kandidatët e PS për zgjedhjet e 25 prillit. I pranishëm në seancën që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Ilir Metës, Dervishaj tha se Rama nuk e ka respektuar Metën si President i Republikës pasi i është referuar si kryedeputet të opozitës.

“Në mbrojtjen që presidenti ka dorëzuar në gjykatën Kushtetuese. Në faqen 66 kemi përmendur një fakt, kryeministri Edi Rama në datën 10 mars në momentin kur prezaton kandidatët socialistë për zgjedhjet e 25 prillit, në ekranin e madh e shoqëronin dy foto, nga njëra anë zonja Gjonaj dhe nga ana tjetër presidenti i Republikës dhe kryeministri citon konkretisht: Urdhëro, me kë fiton drejtësia? Mos më thoni që ky nuk është deputet, ky është kryedeputeti i asaj skuadre dhe sot në kushtet ku flasim ky është akuzuesi dhe ajo është e akuzuara. Parafërtyroni tani sikur të mos zgjidhet kjo port ë zgjidhet ky.

Është respekt ky për presidentin e Repubpikës? Një fakt tjetër në faqen 97, përveç kandidatëve ku marrin pjesë në zgjedhje, vendoset edhe presidenti i Republikës, një fakt për të cilin presidenti ka bërë kallëzim. Po kjo a është dëshirë e mazhorancës për ta përfshirë në zgjedhje? Kam edhe dy pyetje të tjera që nuk kam parë t’i rrzoni me argument. A mund të thirret kreu i shtetit për një afat në më pak se 20 orë nga Komisioni i Ligjeve me një përmbajtje që nuk është as shkresë? A është ky një afat i arsyeshëm? Tjetër, ju thatë se presidenti nuk kërkonte orë në komunikimet me kuvendin, por kjo nuk më rezulton në shkresat që i kemi dërguar ndaj parlamentit,”- tha Dervishaj.

LAJMI KRYESOR: Meta kërkon dorëheqjen e gjyqtarëve në Kushtetuese e ‘shkarkim të ri’ (Zhvillimet)

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledar dervishaj gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2 bledar dervishaj gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll