Politike

Shkarkimi i Metës në GJK, Balla: Presidenti nxiti dhunë, mbajti qëndrim politik

1 Shkurt 2022, 13:01 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës në GJK, Balla: Presidenti nxiti dhunë, mbajti

TIRANË – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se presidenti Ilir Meta duhet të shkarkohet pasi abuzoi me funksionin e presidentit duke nxitur dhunë përpara zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. I pranishëm në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese ku u hodhën poshtë kërkesat e kreut të shtetit për përjashtimin e trupit gjykues dhe kryetares Vitore Tusha, Balla tha se Meta ka mbajtur qëndrim politik në të gjitha daljet për mediat lidhur me 30 qershorin 2019.

“Në vende demokratike Presidenti ka një funksion unitar, gjë e cila është shkelur hapur nga presidenti ynë, duke marrë pjesë në fushatë dhe duke sulmuar institucionet kushtetuese. Presidenti ka nxitur dhunë, vënia në lëvizje e shkarkimit të presidentit në vetvete nuk është një procedurë në shkelje të ligjit.

Kuvendi synon të dënojë personin që abuzoi me pozicionin e presidentit dhe jo postin në vetvete. Kushtetuta parashikon që presidenti të përfaqësoj unitetin e vendit. Praktika e shkarkimit është një  mekanizëm për të ndëshkuar presidentin në rast se ka shkelje që parashikohet në ligj. Rezulton se në të gjitha daljen e tij presidenti ka mbajtur qëndrim politik”, u shpreh Taulant Balla.

Ai shoqëron dhe përfaqësuesen ligjore të PS për çështjen e shkarkimit të presidentit, Klotilda Bushka. Meta i ka bërë një tjetër kërkesë Gjykatës Kushtetuese ku ka kërkuar që çështja për shkarkimin e tij ose jo të votohet nga legjislatura e re parlamentare.

LAJMI KRYESOR: Meta kërkon dorëheqjen e gjyqtarëve në Kushtetuese e ‘shkarkim të ri’ (Zhvillimet)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2 taulant balla gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2 taulant balla

Sondazh

Poll