Politike

Seanca për shkarkimin e Metës, Kalo: Mbi ç’baza u ngrit Komisioni Hetimor?

1 Shkurt 2022, 13:58 Nga DOSJA
Seanca për shkarkimin e Metës, Kalo: Mbi ç’baza u ngrit

TIRANË – Anëtari i Gjykatës Kushtetuese dhe njëkohësisht njëri prej gjyqtarëve të çështjes së shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga Kuvendi, Përparim Kalo ngriti disa pyetje në procesin e sotëm. Ai kërkoi nga kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka se mbi ç’baza u ngrit Komisioni Hetimor i Kuvendit për shkarkimin e Metës. Kalo kërkoi gjithashtu që të vendoset një datë tjetër për të ftuar presidentin Ilir Meta që të shprehet. 

“A mund të shtyhet afati për të mundësuar dëgjimin e presidentit? Pse konsiderohet veprimtari zgjedhore angazhimi i presidentit? Mbi ç’baza është ngritur Komisioni Hetimor? A është e detyrureshme prania e presidentit në procedurat përkatëse? A janë përcaktuar afatet dhe rregulloret për përcaktimin e seancës?”, ishin pyetjet që anëtari i Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo ngriti sot në seancë.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën e Metës për shkarkimin e trupit gjykues të çështjes së tij dhe përjashtimin e Vitore Tushës, kryetares së GJK. Më pas, përfaqësuesit ligjorë të Presidencës Bledar Dervishaj dhe Katrina Treska kërkuan që shkarkimi i presidentit ose jo të vendoset nga legjislatura e re. Për këtë çështje, trupa Gjykuese është mbledhur për të marrë vendim.

LAJMI KRYESOR: Meta kërkon dorëheqjen e gjyqtarëve në Kushtetuese e ‘shkarkim të ri’ (Zhvillimet)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gjykata kushtetuese përparim kalo shkarkimi i metës gjykata kushtetuese përparim kalo shkarkimi i metës

Sondazh

Poll