Sport

Shpërthen Sinemati: “Bëja shkrime për ty, më hoqe se nuk bëhesha servil i Dukës”

1 Shkurt 2022, 11:36 Nga DOSJA
Shpërthen Sinemati: “Bëja shkrime për ty, më hoqe se

TIRANE – Kandiditimi i Dritan Shakohoxhës për zgjedhjet e përgjithshme për president të Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë një temë e ashpër diskutimesh mes tij dhe gazetarit të njohur Gëzim Sinemati, mbrëmjen e djeshme në “Procesin Sportiv” të Top Channel.

Shakohoxha – “Politika nuk ndërhyri përpara katër vitesh,” – thotë Shakohoxha në diskutimin e tij për ndërhyrjet politike në proceset zgjedhore të futbollit.

Sinemati – “Politika nuk ka lënë asnjë rast pa ndërhyrë, ata e sollën Dukën ata duan ta heqin, politika nuk foli kur u dënua Skënderbeu dhe na flet sot për gjëra të tjera, politikës si t’i vijë interesi. Nëse do të bëhesh i besueshëm, kur del të flasësh mos flit vetëm për projektin e fëmijëve, por merru edhe me futbollin e burrave. Dill dhe flit e na thuaj ca do bëhet për të eliminuar trukimet se ti dhe shefi jot i dini këto. E dijmë të gjithë që Duka ka qenë shefi yt, shefi yt shpirtëror.”

Shakohoxha – “Unë nuk kam pas asnjë shef Gëzim, nuk kam punuar ndonjëherë në Federatë që ta kisha atë shef, kam qenë vetë shef, kam qenë edhe shefi yt”.

Sinemati – “Kur më thotë ai ka qenë shefi im, më kthen shumë vite mbrapa, kur ai nuk dinte nga fillohej ky zanat dhe unë shkruaja shkrime e i vendosej emri i tij”.

Shakohoxha – “Ke punuar për mua në televizionin “Klan”.

Sinemati – Ti nuk je “Klani” mos kujto se je “Klani”, unë kam punuar atje për televizionin “Klan” jo për ty, kush je ti më që të punoj unë për ty”.

Shakohoxha – Dua që të rikthej futbollin e fëmijëve dhe sigurisht që do të kem edhe një program kundër trukimeve dhe të rikthej besueshmërinë në futboll që kanë humbur njerëzit prandaj nuk vijnë në stadium”.

Manushi – “Po kjo s’ka ndodhur sot më Shako, deri përpara 3-4 vitesh t’i të fusje duart në fyt po ta shaje këtë kampionat, se na doli nga shpirti kjo. Ti vetë na thoje kur kritikonim, ‘ca thoni kështu, ky është kampionati më i bukur në botë”.

Shakohoxha – “Unë besoj që numri i tifozëve ka ardhur gjithmonë në rrallim. Unë s’kam asgjë personale me askënd”.

SInemati – “Mos e thuaj më këtë gjë personale, se unë dikur punoja në “Supersport” dhe ti më the je i pazoti për të qenë serivl dhe duhet të ikësh. Ishe shefi i oborrit të Dukës. Dhe më thua nuk është personale”.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #gezimsinemati #procesisportiv debati fshf shakohoxha zgjedhjet #gezimsinemati #procesisportiv debati fshf shakohoxha zgjedhjet

Sondazh

Poll