Aktualitet

‘S’më kanë grabitur’/ Pse gënjeu Kraja për vjedhjen e vilës në Lalëz, s’ka besim?

1 Shkurt 2022, 15:53 Nga DOSJA
‘S’më kanë grabitur’/ Pse gënjeu Kraja për

DURRËS– Shtëpia e kreut të SPAK (Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), Arben Kraja ka rënë pre e “skifterëve”. Lajmi i publikuar nga “Albanian Post”, të cilët shkruanin se vila në Gjirin e Lalëzit, ishte vjedhur dhe dëmtuar nga disa hajdutë, u mohua kategorikisht nga vetë Kraja. Në disa prononcime të tij për mediat, ai është shprehur se e gjitha bëhej për ta goditur SPAK-un dhe integritetin e tij.

“Lajm i sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit. Nuk më është vjedhur banesa, as këto ditë dhe as më parë. Garantoj publikun se SPAK nuk intimidohet nga ‘Fake news’,”-shkruante ai në prononcimet e dhënë për mediat.

Por pse nuk e denoncoi Kraja grabitjen e banesës së tij? Madje as nuk e pranoi si ngjarje! Kishte ndonjë gjë për të fshehur brenda banesës për të cilën do t’i hapeshin telashe edhe më të mëdha, apo nuk ka besim tek drejtësia shqiptare? Por nuk përjashtohet mundësia që të ketë hetuar çështjen privatisht, por mos vallë ka përdorur asetet e SPAK?

A duhet të japë një përgjigje për gënjeshtrat që ka dhënë publikisht? Apo edhe kjo çështje 3 ditë do të krijojë “turbulenca” e më pas edhe kjo do të harrohet? Megjithatë mund të ketë ndodhur edhe ky version; hajdutët mund të kenë grabitur ndonjë gjë dhe Kraja as që e ka vënë re, në këtë rast mohimi i grabitjes mund të mos quhet gënjeshtër.

SHIKO EDHE KËTË:

‘Skifterat’ me atlete në duar! Publikohet VD e vjedhjes së shtëpisë së kreut të SPAK

(k.m/ dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet shtepia e arben krajes grabitje ne gjirin e lalëzit grabitet shtepia e arben krajes grabitje ne gjirin e lalëzit

Sondazh

Poll