Aktualitet

Përurohet statuja e “Mbretëreshës Geraldinë” te Bulevardi “Zogu I”

1 Shkurt 2022, 15:33 Nga DOSJA
Përurohet statuja e “Mbretëreshës Geraldinë” te

TIRANË– Sot në Tiranë, është vendosur sot në Bulevardin Zogu i I shtatorja e Mbretëreshës Geraldinë I, gruaja e mbretit Zogu i I. I pranishëm në ceremoninë e përurimit të shtatores ishte edhe Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vuri theksin te marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Hungarisë. Sipas Veliajt, raporti që kanë zhvilluar njerëzit, duke filluar nga Janosh Huniadi me Skënderbeun, dhe i Mbretit tonë Zog me mbretëreshën Geraldinë, tregon se urat që lidhen mes njerëzve janë të pathyeshme

Statuja është realizuar nga skulptori Sandor Kligl dhe është një donacion i Ambasadës Hungareze për qytetin e Tiranës.

Ndërkohë që po sot, presidenti Ilir Meta bëri me dije sot se ka vendosur t’i kërkojë bashkëpunimin Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës për krijimin e dekoratës së lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”. Kjo dekoratë do të jetë në vlerësim dhe nderim të përkushtimit të Mbretëreshës Geraldinë për Shqipërinë dhe se do t’u jepet grave që promovojnë vendin tonë.

k.m/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet përurohet statuja e “mbretëreshës geraldinë” shtatorja e mbretëreshës geraldinë i përurohet statuja e “mbretëreshës geraldinë” shtatorja e mbretëreshës geraldinë i

Sondazh

Poll