Aktualitet

Procesi i shkarkimit të Metës në GJK, seanca rifillon në 17:30

1 Shkurt 2022, 14:29 Nga DOSJA
Procesi i shkarkimit të Metës në GJK, seanca rifillon në

TIRANË – Trupi gjykues i çështjes së shkarkimit të Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese vendosi të pranojë kërkesën e përfaqësuesve të Kuvendit për të kthyer përgjigje 70 pyetjeve brenda dy orëve duke hedhur poshtë kërkesën e Presidencës që afati kohor të vendosej për nesër.

Në këtë mënyrë, seanca nuk shtyhet, por do të rinisë në orën 17:30.

Përfaqësuesit e Kuvendit dhe Presidencës nuk gjetën dakordësinë për kohën e dërgimit të përgjigjeve lidhur me procesin e shkarkimit të presidentit nga Kuvendi në 2021. Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj propozoi që afati të vendosej deri nesër. Ndërsa, kryetarja e Komisionit të Ligjeve dhe deputetja socialiste Klotilda Bushka së bashku me kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla premtuan se përgjigjet e palës së Kuvendit do të kthehen brenda dy orëve.

Kujtojmë më herët, Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën e presidentit Meta për shkarkimin e trupit gjykues të çështjes së tij.

LAJMI KRYESOR: Meta kërkon dorëheqjen e gjyqtarëve në Kushtetuese e ‘shkarkim të ri’ (Zhvillimet)
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gjykata kushtetuese shkarkimi i metes 2 gjykata kushtetuese shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll