Aktualitet

Shiste naftë me bidona në rrugën Vorë-Marikaj, arrestohet 55-vjeçari nga Durrësi

1 Shkurt 2022, 13:52 Nga DOSJA
Shiste naftë me bidona në rrugën Vorë-Marikaj, arrestohet

TIRANË – Një 55-vjeçar u arrestua sot nga Policia e Tiranës pasi u kap duke treguar në mënyrë të paligjshme hidrokarbure. Shtetasi me inicialet F.N., 55 vjeç shiste naftë në bidona në aksin rrugor Vorë-Marikaj.

Sipas informacioneve të policisë, ai kishte përshtatur si ambjent për të shitur një kontenier. Efektivët e rendit sekuestruan dhe 500 litra naftë, vaj motori dhe antifrizë.

NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gasoline”, ndërsa në pranga ka rënë një person dhe është proceduar penalisht një tjetër. Burime zyrtare bënë me dije se janë sekuestruar 500 litra naftë, vaj motori dhe antifrizë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gasoline” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. N., 55 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi F. N. ushtronte aktivitet të paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve. Ky shtetas është kapur në rrugën dytësore Vorë-Marikaj, duke tregtuar naftë me bidona, të cilën e depozitonte në një ambient të përshtatur si kontenier.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht shtetasi L. P., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll