Aktualitet

Moti i keq në Librazhd, disa rrugë të pakalueshme, probleme në fshatra (Situata)

1 Shkurt 2022, 15:17 Nga DOSJA
Moti i keq në Librazhd, disa rrugë të pakalueshme, probleme

LIBRAZHD– Moti i keq ka “goditur” edhe Bashkinë e Librazhdit. Deri në orën 15:00 sipas informacioneve zyrtare, në Njësinë Administrative Polis segmenti rrugor Gurshpatë-Qafë Dardhë -Vilan është i bllokuar prej disa orësh dhe i pakalueshëm. Mësohet se edhe pas ndërhyrjeve, fadroma e Bashkisë së Librazhdit nuk e ka hapur dot rrugën e bllokuar pasi trashësia e dëborës është mjaft e madhe dhe nëse reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet të lartë rrezikohet izolimi i kësaj zone.

Po ashtu, në Njësinë Administrative Lunik, fshati Letëm kalohet me zinxhirë pasi trashësia e dëborës është rreth 30 cm. Në Njësinë Administrative Hotolisht nuk ka probleme serioze por rruga Xhyrë Qendër -Xhyrë Mal aktualisht e kalueshme vetëm me zinxhire. Në Njësinë Administrative Qendër prej mëngjesit është e bllokuar Qafë Shapka. Ndërsa në Njësinë Administrative Steblevë të gjitha rrugët e fshatrave janë të bllokuara dhe në disa fshatra trashësia e dëborës pas mesditës së martë shkonte nga 35-55 cm. Në fshatin Fushë Studen rruga nacionale është e hapur edhe pse trashësia e dëborës shkon mbi 35 cm dhe në fshatrat, Zabzun e Borovë rruga kalohet vetëm me zinxhirë. Ndërkohë që situata shfaqet problematike edhe në akset rrugore që e lindin Librazhdin me Elbasanin dhe me Përrenjasin. Në këto segmente, për shkak të shirave, ka pasur rënie të vazhdueshme të masive gjigandë të gurëve mbi trasenë e rrugës kombëtare.

LAJMI KRYESOR: Shkurti nis me shi e dëborë, bllokohet Rruga e Arbrit, akset që kalohen me zinxhirë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet librazhd moti i keq ne shqiperi librazhd moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll