Aktualitet

Tragjike në Elbasan! Mjeti bie në lum, 3 viktima nga një familje, 2 të plagosur

1 Shkurt 2022, 08:54 Nga DOSJA
Tragjike në Elbasan! Mjeti bie në lum, 3 viktima nga një familje,

ELBASAN– Elmi dhe Elona Keqa, burrë e grua dhe Elis Sulmataj vetëm 18 vjeç, të tre familjarë me njëri-tjetrin kanë ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik. Në të njëjtën ngjarje të ndodhur në zonën e njohur si ‘Kthesa e Murrashit’ në aksin rrugor Elbasan-Librazhd mbetën të , në zonën e njohur si la pas disa viktima, dy nga familja Keqja dhe një nga ajo Sulmataj, ndërsa të plagosur dy person të tjerë si Elisiado Keqa 10-vjeç dhe Ambra Halili 20-vjeçe, gjithashtu familjarë me viktimat.

Të pestë ishin nisur nga Kukës për të shkuar në Korçë ku do të festonin një ditëlindjeje, por rrugëtimi me “Mercedez Benz” do të ishte i fundit për tre prej tyre. Mjeti “Benz” u përplas me një tjetër të llojit “Ford” me drejtues Sajmir Gjuzin e më pas humbi kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Zjarrfikësaj e ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes dhe pak minuta më vonë me ndihmën e polumbarëve të RENEA-s u nxorrën të pajetë trupat e çiftit Elmi dhe Elona Keqja. Pas tyre, u nxorr dhe trupi i të ndjerit Sulmataj. Të vetmit e mbijetuar ishin Elisiado Keqa e Ambra Halili.

Rruga ku ndodhi përplasja mes “Benz”-it e “Fordi”-t është e mbushur me gurë masivë që për shkak të motit të keq kanë rrëshqitur. Pas përplasjes me mjetin tjetër, duke dashur të shmangë përplasjen me gurrë, makina me pesë familjarët është drejtuar në anësoret e rrugës. Por, për fatin e keq të kësaj familjeje, barrierat mbrjtëse nuk ekzistonin në një pjesë të rrugës dhe mjeti ka rënë në lum. Dëshmitarët kanë treguar se zona ku ndodhi aksidenti nuk është e pajisur me barriera mbrojtëse prej më shumë se dy muajsh e se askush nuk ka marrë masa për ta rregulluar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Aksidenti tragjik me 3 viktima/ Policia jep detajet: Makina u përplas me “Ford”-in

Udhëtimi i fundit/ Familja nga Kukësi u nis drejt Korçës për të festuar ditëlindjen

Aksidenti/ Dëshmitari: Erdha me vrap, e treta herë që ndodh, është prishur barriera

Aksidenti tragjik/ EMRAT, kush janë burrë e grua që humbën jetën pas përplasjes

VIDEO/ Aksidenti në Elbasan, viktima një grua, momenti kur nxirret trupi

E RËNDË/ Shënohet 1 viktimë nga aksidenti në Elbasan, nxirret 17-vjeçarja nga mjeti

FOTOJA- Mjeti ra në Shkumbin, momenti kur nxirret fëmija, s’dihet a është gjallë

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan-librazhd ambra halili elis sulmataj elisiado keqa elmi keqja elona keqja aksident ne elbasan aksident ne elbasan-librazhd ambra halili elis sulmataj elisiado keqa elmi keqja elona keqja

Sondazh

Poll