Aktualitet

Shemben banesat te ‘5 Maji’, IMT nis aksion 3 orë më herët, banorët: Na lanë jashtë

1 Shkurt 2022, 06:47 Nga DOSJA
Shemben banesat te ‘5 Maji’, IMT nis aksion 3 orë më

TIRANË– Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm shembjen e banesave të tjera te lagjia ‘5 Maji’ në Tiranë. Shembja e banesave po kryhet në kuadër të procesit të rindërtimit. Edhe pse ishte planifikuar që puna të niste në orën 10:00, fadromat e IMT-mbërritën tre orë më herët. Që në orën 07:00, banorët e kësaj zone u grumbulluam në lagjen e tyre për të protestuar kundër shembjes së banesave të tyre, ndonëse nuk pati asnjë përplasje me punonjësit e policisë apo ato të IMT-së. Me lot në sy ata shprehen se procedurat e ndjekura nuk janë pbërë sipas ligjit e se nuk kanë marrë asnjë letër nga Këshilli Bashkiak që i lajmëron për prishjen e shtëpive. E pranishme në këtë protestë ishte edhe nënë Liza Marku të cilës tashmë nga banesa i kanë mbetur vetëm rrënojat.

Në total do të preken 430 ndërtesa, ndërsa faza e parë është me 120 banesa. Banorët kanë protestuar që prej 19 janarit kundër shembjes, duke argumentuar se ka paqartësi për masën dhe periudhën e dëmshpërblimit. Një natë më parë ata bllokuan rrugën “5 Maji” për një orë. Gjatë protestës pati edhe përplasje të dhunshme me efektivët e shoqërime në polici.

SI KA NISUR PROTESTA E BANORËVE?

Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Shembja e banesave u shoqërua me kundërshtinë e banorëve, të cilët u përplasën me efektivët e Policisë. Banorët pretendojnë se në të këtë zonë do të ndërtohen edhe kulla dhjetra-katëshe me njësi biznesi dhe qendra tregtare. Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, teksa akuzojnë se në këtë zonë do të ndërtojë Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale. Banorët kërkojnë shpronësimin sipas rregullave, duke marrë parasysh se një pjesë e tyre kanë certifikatë pronësie, ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Procesi i rindërtimit/ Gruaja: Çfarë duan njerëzit e tërmetit në pronën time?

Shembja te ‘5 Maji’/Gruaja: Shtëpinë e kam të blerë 2 herë, Veliaj më thotë katunar

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet liza marku protesta te 5 maji shemben banesat te 5 maji 1 shkurt 2022 liza marku protesta te 5 maji shemben banesat te 5 maji 1 shkurt 2022

Sondazh

Poll