Aktualitet

Udhëtimi i fundit/ Familja nga Kukësi u nis drejt Korçës për të festuar ditëlindjen

1 Shkurt 2022, 12:51 Nga DOSJA
Udhëtimi i fundit/ Familja nga Kukësi u nis drejt Korçës

ELBASAN-Aksidenti tragjik në aksin rrugore Elbasan-Librazh i mori jetën dy pjestarëve të familjes Keqa. Ata ishin nisur nga Kukësi për të shkuar në Korçë për të festuar një ditëlindje, por udhëtimi i tyre u kthye në tragjedi. Automjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas me një tjetër makinë tip “Ford” dhe për pasojë drejtuesi humbi kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Elmi Keqa, Elona Keqa, dhe Elis Sulmataj janë tre personat që u nxorën të pajetë nga mjeti, pas disa orësh kërkimi nga polumbarët e RENEA-s. Përplasjes mundën t’i shpëtonin Elisiado Keqa 10 vjeç dhe Ambra Halili 20 vjeçe, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhen në gjendje të rëndë.

LAJMI KRYESOR: Tragjike në Elbasan/ Mjeti përfundon në lumë, 3 viktima, një fëmijë në koma

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan-librazhd aksident ne elbasan aksident ne elbasan-librazhd

Sondazh

Poll