Aktualitet

“Hë Boss”/ Dosja.al zbardh dosjen, si u fundosën zyrtarët me xhamat e zinj

1 Shkurt 2022, 09:28 Nga DOSJA
“Hë Boss”/ Dosja.al zbardh dosjen, si u fundosën

TIRANËDosja.al ka zbardhur përgjimet dhe pjesë nga dosja hetimore që fundosën zyrtarët e Drejtorisë së Transporteve. Në dokumenta shihet se bashkëpunëtori i prokurorisë është takur me dy persona të identifikuar si Erges Zaka, Yllka Graceni e Redi Allmeta. Në bisedën e zhvilluar flitet për përqindjen e xhamave të zinj që dëshiron klienti dhe pagesat e bëra. 

A-Bashkepunetori   B-Erges Zaka C-Yllka Graceni (Pronja) D-Redi Allmeta

Takimi i dytë

A-Hë Boss, apo nuk është këtu ai?

B-Kjo është ajo që më ke kërku njëzet përqind

A-Ti je shefi,më duket sikur ai erjoni jo andej jo këtej

B-Përgjeqsia ime është zero të kam paralajmëru qysh dje

A-Mir mir ti e di

B-Un jam më rregull për vete

A-Sa përqind ja ke vesh

B-Kjo këtu

A-Sa ja ke vendos që ta di un

B-Ketë ja kam vendos nëdhjet e pes përqin

A-Kurse kjo sa ka shku

B-Një qind

A-Tani për ket këtu mbrapa në baz të takses që paguj jam më rregull un?

B-Me kët përqindjen nuk je në rregull se ska lidhje fare taksa me përqindjen

A-Der në sa përqind e ka taksa

B-Dy të parët e kan sa po bën ti xhamin e mbrapëm,pjesa mbrapa sa ke kët këtu

A-Do me thën se kjo lejohet për mbrapa

BPo mbrapa nuk gricet kush ,vetëm po u gricën per dy të parët

A-Po  po pan letrën e taksave të pagume skan se ça të thon

B-Thjesht ke për ta kalu më letshëm

A-Po kështu sa garanci kanë qeset e plasmasit

B-Pes vjetë kan e ke te letrat

A-Nuk bje në sy shumë ky xhami parë

B-Jo jo

A-Ta bej pagesën un?

B-Po lejen e ke aty

A-Pesdhjet njëqind,njëqindepesdhjet,dyqint,po mu prishën do vij prap

B-Pa problem

A-A të iku un,Gers me të mira të lumshin durte,me të mira kalofshi mir

LAJM KRYESOR:Falsifikimin për xhamat e zinj! 7 të arrestuar, mes tyre zyrtarë të DPTSHRR dhe mjek

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll