Aktualitet

Aksidenti tragjik me 3 viktima/ Policia jep detajet: Makina u përplas me “Ford”-in

1 Shkurt 2022, 13:06 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik me 3 viktima/ Policia jep detajet: Makina u përplas me

TIRANË– Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Policia informon se drejtuesi i mjetit me inicialet S. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Floq, është përplasur me mjetin tip “Benz”, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Të plagosur rëndë mbetën vajza 20-vjeçare dhe një 10-vjeçar të cilët u transportuan menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe të punonjësve të Policisë, në kushte shumë të vështira, pas disa orësh u bë e mundur që të nxirren pa jetë nga mjeti që kishte rënë në mes të lumit tre viktimat. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 01.02.2022, rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Floq, Librazhd, është përplasur me mjetin tip “Benz”, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses. Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë shtetasit A. H., rreth 20 vjeçe dhe E. K., rreth 10 vjeç, të cilat janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjeksore. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe të punonjësve të Policisë, në kushte shumë të vështira, pas disa orësh u bë e mundur që të nxirren pa jetë nga mjeti që kishte rënë në mes të lumit, shtetasit E. K., 52 vjeç, E. K., 34 vjeçe dhe E. S., 18 vjeç. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

LAJMI KRYESOR: Tragjike në Elbasan/ Mjeti përfundon në lumë, 3 viktima, një fëmijë në koma

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan-librazhd aksident ne elbasan aksident ne elbasan-librazhd

Sondazh

Poll