Aktualitet

VIDEO/ Kokainë në mjet, arrestohet 36-vjeçari në Fier

1 Shkurt 2022, 12:20 Nga DOSJA
VIDEO/ Kokainë në mjet, arrestohet 36-vjeçari në Fier

FIER– Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi është kapur me lëndë narkotike me vete. Policia informon se në pranga ka përfunduar personi me inicialet V.P, i cili qarkullonte me automjet, shpërndante lëndë narkotike të forta në doza. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” të riut iu gjet sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 35 doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 celular.

NJOFTIMI I PLOTË:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjetën doza me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas që qarkullonte me automjet, shpërndante lëndë narkotike të forta në doza, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksionin Operacional në DVP Fier, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. P. (J)., iu gjet sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 35 doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 celular. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit V. P. (J)., 36 vjeç, banues në Kuman, Roskovec. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne fier fier arrestim ne fier fier

Sondazh

Poll