Aktualitet

Shtyhet gjyqi ndaj Enkeleida Hoxhës, gjyqtari ishte sëmurë

1 Shkurt 2022, 12:12 Nga DOSJA
Shtyhet gjyqi ndaj Enkeleida Hoxhës, gjyqtari ishte sëmurë

TIRANË– Gjyqi ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha është shtyrë sërish. Shkak është bërë mungesa e gjyqtarit të çështjes, Erion Çela pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Herën e fundit, seanca gjyqësore u shty për shkak të mungesës së avokatëve të çështjes. Nuk dihet se kur do të jetë seanca e radhës ndaj Hoxhës dhe 10 të pandehurit të tjerë për dosjen e korrupsionit në Gjykatën e Krujës.

PSE NDODHET PAS HEKURAVE HOXHA?

Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun. Në 7 nëntor të vitit 2017, Enkelejda Hoxha liroi nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë, Arben Zylyftari, në vitin 2000, në Shkodër. Po në nëntor të 2017 Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën ‘UFO’ nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Gjithashtu po në nëntor të vitit 2017, gjyqtarja Hoxha i njohu vjetërsinë e punës një gruaje nga fshati Bilaj i Krujës, Marjana Prenuca, që në moshën 5-vjeçare për efekt pensioni.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda hoxha enkeleda hoxha

Sondazh

Poll