Bota

Përse qau në televizion mësuesi nga Vushtria?

31 Janar 2022, 23:00 Nga DOSJA
Përse qau në televizion mësuesi nga Vushtria?

VUSHTRI “I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çfare e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla,”-mohimi i gjakut të tij i ka mbushur sytë duke bërë të Lulzim Paci të shkehej në lot. Live para të gjithëve! Të gjithë ata që e kryqëzuan e ndoshta edhe qeshën me të. Po ç’krim ka bërë? Le të nisim të shpjegojmë një nga historitë më të bujshme të ditëve të fundit nga Kosova, që ka sjellë reagime të forta edhe në vendin tonë. Lulzim Paci, mësues i lëndës së biologjisë, me master e specializim, ka rënë pre e bullizmit në rrjet.

Edhe pse me një formim intelektual, e me një jetë të vështirë, duke pasur mundësi që të përjetojë në dorë të parë edhe luftën me Serbinë, është “thyer” nga një koment në rrjet. E gjitha nisi kur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani ra në kontakt me videot e tij të shpërndara kudo në “Tik Tok”. Edhe pse nxënëse e kësaj shkolle, deputetja nuk u mendua dy herë për të kryqëzuar publikisht mësuesin. Ç’faj kishte bërë? Kërcente me shami valle popullore e tradicionale shqiptare, me shpesh atë të Rugovës.

“Veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Të marrin masa sepse veprimet e tij lënë të kuptojnë se një profesor i tillë nuk mund të arsimojë dhe edukojë rininë,”-shprehej deputetja, duke bërë që edhe ata që se dinin, të “futeshin me kokë” për të mësuar turpin, kur në fakt s’kish asgjë. Në gjendje të rëndë psikologjike për shkak të talljes dhe ofendimeve që s’u ndalën kurrë në rrjetet e tij sociale, mësuesi sot ka vendosur që të thyejë heshtjen, ndërsa lotët nuk i ka ndalur dot.

“Me valle kombëtare nuk do të ndalem. Kot e kanë. Është e drejta ime. Nëse dhe këtë nuk kam të drejtë ta bëj…ç’drejtësi ka këtu?,”-kështu tha ai në intervistën e tij të parë, ndërkohë që lotët i fshinte me një shami. E pikërisht kur të shohin keq, duket se opinioni i publikut ndryshon. Pas emisionit, reagimi i parë erdhi nga deputetja që ishte e para që e lincoi, duke i kërkuar falje, e cila u pranua me dinjitet nga mësuesi. Ndërkohë që reagimi do të ishte akoma më i madh! Personazhe të njohur të politikës, artit, në Shqipëri e në Kosovë, kanë nisur që ta imitojnë për të shprehur mbështetje ndaj tij, por edhe duke e çuar edhe më tej misionin që kishte nisur; kthimin në tradita. E gjitha ndryshoi brenda disa ditëve. Urrejtja u kthye në dashuri! E tallja në mbështetje!

Por rasti tregon edhe njëherë ndikimin e komenteve në rrjetet sociale. Nëse ndikon kështu tek një burrë i rritur, që me siguri ka parë edhe më keq, si ndikon tek fëmijët e adoleshentët? Tek ata që vetëbesimin e kanë në vije të perit… Luftën e kemi çdo ditë, të gjithë me të gjithë. Ndaj mendoni dy herë kur i shkruani keq dikujt, në vendin e tyre mund të ishit ju. Tek e fundit, mirësia deri më tani s’ka vrarë njeri!

SHIKO EDHE: 

‘Me profen’/ Dafina Zeqiri publikon videon duke vallëzuar me mësuesin nga Vushtrria

E lincoi publikisht! Profesori pranon ndjesën e deputetes: Të mençurit falin!

Me valle e flamuj shqiptarë, Kryemadhi solidarizohet me mësuesin, kërcen në TikTok

U bullizua për videon në ‘Tik-Tok’/Mësuesi qan: I thashë vëllait mos trego ç’më ke

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora sociale kosove lulzim paca vallezimi i lulzim pacit kosove lulzim paca vallezimi i lulzim pacit

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2022, 22:31

Disney+ vjen në Shqipëri

TIRANË- Gjigandi i kinematografisë, Disney, do të vijë në Shqipëri me platformën Disney+ gjatë verës 2022, si një skemë zgjerimi në rajon e kontinente të t...