Bota

Gjyqi ndaj Salih Mustafës në Hagë, sot flet dëshmitari i fundit

1 Shkurt 2022, 06:44 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Salih Mustafës në Hagë, sot flet dëshmitari i

HAGË– Në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, sot pritet të fillojë dëshminë e tij dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafës. Këtë javë pritet të mbahen edhe dy seanca të tjera, të mërkurën dhe të enjten.

Në një komunikatë nga Gjykata Speciale thuhet se “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja ku më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës. Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni gjyqi i salih mustafes salih mustafa gjyqi i salih mustafes salih mustafa

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2022, 22:31

Disney+ vjen në Shqipëri

TIRANË- Gjigandi i kinematografisë, Disney, do të vijë në Shqipëri me platformën Disney+ gjatë verës 2022, si një skemë zgjerimi në rajon e kontinente të t...