Bota

E lincoi publikisht! Profesori pranon ndjesën e deputetes: Të mençurit falin!

31 Janar 2022, 21:53 Nga DOSJA
E lincoi publikisht! Profesori pranon ndjesën e deputetes: Të

KOSOVË– Profesori i Biologjisë nga Vushtrria, Lulzim Paci ka pranuar faljen nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, e cila e linçoi publikisht me videot e tij duke vallëzuar. Si përgjigje ndaj fjalëve kundër tij dhe kërkesës për dorëheqje nga Ujkani, Paci ka vendosur që ta falë, duke shtuar se ka respekt për të. Për më tepër që edhe ajo ka studiuar në të njëjtën shkollë, ku ai tani jep mësim.

“Më njoftuan se ka kërkuar falje publike. Të mençurit falin në atë aspektin nuk hakmerren. Le të jetë në ndërgjegjen e secilit. Zoti ia kthen dhe le të jetë në ndërgjegjen e saj. Unë kam respekt për të, ajo ka qenë nxënëse në shkollën tonë. Respekt edhe për to. Unë mendoj që kam pasur të drejtë dhe sa i përket valleve kombëtare, promovimit, kultivimit dhe ruajtjes së traditave shqiptare do të vazhdoj të publikojë video që kanë përmbajtje për të vetmen arsye që mos t’i harrojmë traditat tona,”- tha ai për Paparacin.

E gjithë zanafilla e zhurmës së krijuar për Lulzim Pacin, nisi nga videoja e shpërndarë nga deputetja Ujkani, e cila kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit marrjen e masave dhe shkarkimin e tij nga puna. Kjo pasi sipas saj vallëzimi ishte i pahijshëm e denigrues. Por duket se e gjitha është kthyer në “boomerang”, pasi mësuesi, i cili shfaqej duke kërcyer valle shqiptare, ka ngjallur reagime të forta. Personazhe të njohur në Kosovë e Shqipëri, kanë dalë krah tij, duke e imituar në rrjetin social “Tik Tok”, ndërsa pamjet e mësuesit duke u përlotur për shkak të komenteve kanë bërë xhiron e rrjetit duke i prekur të gjithë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni lulzim paci vallezimi i lulzim pacit lulzim paci vallezimi i lulzim pacit

Sondazh

Poll