Bota

Kosovë/ Policia kufitare gjen mbi 6 kg drogë të fshehur nën gurë

31 Janar 2022, 22:15 Nga DOSJA
Kosovë/ Policia kufitare gjen mbi 6 kg drogë të fshehur nën

KOSOVË- Policia Kufitare e Kosovës ka gjetur sot mbi 6 kilogramë drogë të fshehur nën gurë në Vërmicë. KosovaPress shkruan se në lidhje me këtë rast është njoftuar njësia e antidrogës në Prizren të cilët së bashku me njësinë e Forensikës rajonale kanë shkuar në vendndodhje.

Dyshohet se sasia e substancës së dyshuar si marihuanë ishte fshehur nga persona të panjohur shumë kohë më parë. Droga e dyshuar e llojit marihuanë ishte vendosur në 11 paketime plastike me ngjyrë të zezë, në peshë të përgjithshme 6 kg e 268 gramë.

Për rastin është informuar prokurori për krime të rënda në Prizren, si dhe për veprimet e ndërmarra policore, ndërsa hetime të tjera janë në proces nga antidroga në Prizren.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosove policia e kosoves kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll