Bota

Abazoviç: Duhet nënshkruar marrëveshja me Kishën Ortodokse serbe, ska asnjë problem

31 Janar 2022, 22:51 Nga DOSJA
Abazoviç: Duhet nënshkruar marrëveshja me Kishën Ortodokse

MALI I ZI- Kreu i Partisë URA Dritan Abazoviç në Malin e Zi ka komentuar draft-marrëveshjen mes shtetit malazez si dhe Kishës Ortodokse Serbe. Vijesti shrkuan se në një deklaratë për mediat, Abazoviç tha se kjo marrëveshjet duhet të harmonizohet plotësisht me Kushtetutën e Malit të Zi.

“Duhet ta çojmë gjithçka në të njëjtin nivel. Është çështje teknike dhe ajo çështje duhet të vendoset. Nëse ka kushte për të nënshkruar, duhet të nënshkruhet”, nënvizoi ai.

Duke folur për kundërshtimet e një pjese të opinionit për draft-marrëveshjen bazë, Abazovic tha se po bëhet një spektër i madh për një çështje që nuk është e diskutueshme.

“Preambula nuk është pjesë normative, nuk mund ta kuptoj se është problem… Na intereson pjesa normative, e cila është e harmonizuar me ligjin, kur bëhet fjalë për edukimin fetar, ne e dimë se çfarë është ligji. Çështja nuk mund të rregullohet me kontratë. Kthimi i pronës është rregulluar si për të gjithë qytetarët e tjerë. Dhjetëra mijëra prej tyre presin kthimin, këtu nuk shoh asnjë problem. Nënshkrimi i kontratës bazë është i mirë për pajtim. Qesharake për mua nëse më duhet të shkoj në burg për këto gjëra si vullnetar. Ka një spektër të madh për diçka që nuk është problematike…”, thekson Abazoviq.

Ai pretendon se gjatë vizitës së javës së kaluar te Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirio në Beograd, ai nuk është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kam komunikim me shumë liderë në rajon. Do të ketë mundësi edhe për takime të tilla,” tha zëvendëskryeministri.

Kisha Ortodokse Serbe luajti një rol kyç në demonstratat e vitit të kaluar që ndihmuan në rrëzimin e një qeverie të gjatë në Malin e Zi. Kisha Ortodokse Serbe ka mbështetjen e një pjese të elitës politike në Mal të Zi dhe pretendon pronësinë e shumë kishave dhe manastireve të cilat i konsideron si të vetat. Ligji për liritë fetare, ishte miratuar në vitin 2019, në kohën kur në pushtet ishte partia e Gjukanoviqit, dhe kërkonte nga komunitetet fetare të dëshmojnë se janë pronarë të pronave para vitit 1918. Qeveria e re që doli pas zgjedhjeve të gushtit 2020 e ndryshoi ligjin me qëllim që të sigurohet se pronat do të mbeten në dorën e Kishës, që selinë e ka në shtetin fqinj, Serbi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic kisha ortodokse serbe dritan abazovic kisha ortodokse serbe

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2022, 22:31

Disney+ vjen në Shqipëri

TIRANË- Gjigandi i kinematografisë, Disney, do të vijë në Shqipëri me platformën Disney+ gjatë verës 2022, si një skemë zgjerimi në rajon e kontinente të t...