Bota

Disney+ vjen në Shqipëri

31 Janar 2022, 22:31 Nga DOSJA
Disney+ vjen në Shqipëri

TIRANË- Gjigandi i kinematografisë, Disney, do të vijë në Shqipëri me platformën Disney+ gjatë verës 2022, si një skemë zgjerimi në rajon e kontinente të tjera.

Një sërë tregjesh të reja evropiane do të hyjnë në shtrirjen e platformës, duke përfshirë Shqipërinë, Andorrën, Bosnje dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Kosovën, Turqinë, Estoninë, Greqinë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Lihtenshtajnin, Maltën, Malin e Zi, Rumaninë, San Marino, Serbia, Maqedonia e Veriut, San Marino, Sllovenia, Sllovakia, Vatikani dhe Turqia. 

Në Evropë, Disney+ është tashmë i disponueshëm në Austri, Belgjikë, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Islandë, Irlandë, Itali, Luksemburg, Monako, Holandë, Norvegji, Portugali, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe MB.

Në këtë mënyrë, Disney+ do të jetë i aksesueshëm në 160 vende të botës. Metodat e abonimit do të jenë si ato të gjigandit tjetër të transmetimit në rrjet, Netflix. Tarifat sakaq, nuk janë bërë të ditura, nëse do të përkojnë me ato Amerikës Veriore. Ndërsa çmimet e abonimit për secilin vend ende nuk janë zbuluar.

Marrë nga cineuropa.org

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora disney shqiperi disney shqiperi

Sondazh

Poll