Bota

U gjet e vdekur në një vaskë plot me acid, arrestohet partneri 20-vjeçar në Australi

31 Janar 2022, 21:06 Nga DOSJA
U gjet e vdekur në një vaskë plot me acid, arrestohet partneri

AUSTRALI- Një burrë është arrestuar pasi trupi i pajetë i partneres së tij u gjet në banjë në perëndim të Sidneit. Nzherald shkruan se gruaja u gjet e vdekur në një vaskë plot me acid në Parramatta Veriore rreth orës 16:30 të dielën pasi familja e saj thirri policinë e shqetësuar për mirëqenien e saj.

Policia publikoi një imazh të burrit dhe kamionit që ai besohej se po drejtonte pasi partnerja e tij u gjet e vdekur. 20-vjeçari u paraqit në komisariatin e Bankstoën ku u arrestua, por mbi të nuk ka asnjë akuzë. Zëdhënësja e Policisë Julie Boon tha se oficerët detyruan të hynin në njësi ku gjetën trupin e gruas në banjë.

“Mund të konfirmoj se janë gjetur kimikate brenda banjës së njësisë”, tha ajo të hënën.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota australi julie boon australi julie boon

Sondazh

Poll