Bota

‘Me profen’/ Dafina Zeqiri publikon videon duke vallëzuar me mësuesin nga Vushtrria

31 Janar 2022, 22:07 Nga DOSJA
‘Me profen’/ Dafina Zeqiri publikon videon duke vallëzuar me

PRISHTINË– Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka publikuar një video në llogarinë e saj në “Tik Tok” bashkë me mësuesin e biologjisë që u bë i njohur për vallëzimin e tij të valleve tradicionale. Në mbështetje të tij, këngëtarja e njohur, vendosi që të “bashkojë forcat” me mësuesin, duke kërcyer me shami. Videon ajo e ka shpërndarë me përshkrimin e shkurtër: Me profen!

VIDEOJA NË TIK TOK:

 

E gjithë zanafilla e zhurmës së krijuar për Lulzim Pacin, nisi nga videoja e shpërndarë nga deputetja Ujkani, e cila kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit marrjen e masave dhe shkarkimin e tij nga puna. Kjo pasi sipas saj vallëzimi ishte i pahijshëm e denigrues. Por duket se e gjitha është kthyer në “boomerang”, pasi mësuesi, i cili shfaqej duke kërcyer valle shqiptare, ka ngjallur reagime të forta. Personazhe të njohur në Kosovë e Shqipëri, kanë dalë krah tij, duke e imituar në rrjetin social “Tik Tok”, ndërsa pamjet e mësuesit duke u përlotur për shkak të komenteve kanë bërë xhiron e rrjetit duke i prekur të gjithë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dafina zeqiri lulzim paci vallezimi i lulzim pacit dafina zeqiri lulzim paci vallezimi i lulzim pacit

Sondazh

Poll