Politike

Shoqërimi i gazetarit Bled Marku, presidenti Meta-Policisë: Hiqni dorë nga shantazhi

31 Janar 2022, 19:00 Nga DOSJA
Shoqërimi i gazetarit Bled Marku, presidenti Meta-Policisë: Hiqni

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dënuar shoqërimin e gazetarit Bledar Marku, i cili protestoi pasditen e sotme kundër shembjes së banesës së tij në zonën e Laprakës. Pas shoqërimit, Meta ka lëshuar një mesazh për Policinë e Shtetit, duke kërkuar lirimin e gazetarit, duke hequr kështu dorë nga presioni mbi qytetarët.

“U informova nga avokatja Adriana Kalaja për ndalimin në komisariat, pa një shkak ligjor, të gazetarit të njohur, Bledi Marku. Duke dënuar me forcë këtë akt të papranueshëm, në shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave të njeriut, sidomos ndaj lirisë dhe pavarësisë së media, i bëj thirrje Policisë së Shtetit për lirimin e tij të menjëhershëm dhe heqjen dorë nga shantazi ndaj gazetarëve, që meriton një përgjigje të qartë ligjore,“-shkruan Meta në postimin e tij.

Shoqërimi i gazetarit ka ndodhur pasditen e sotme pasi ka përfunduar protesta e banorëve të “5 majit” dhe Laprakës, Policia ka vendosur që të shoqërojë në Polici gazetarin dhe moderatorin e “Syri Tv”, Marku. Ky i fundit është një nga zërat më aktivë të protestës, pasi edhe banesa e tij në Laprakë rrezikon që të rrafshohet nga projekti për ndërtimin e lotit të Unazës.

SHIKO EDHE KËTË:

Protestoi kundër shembjes së shtëpisë së tij, shoqërohet gazetari Bledian Marku 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bled marku ilir meta shoqerohet bled marku bled marku ilir meta shoqerohet bled marku

Sondazh

Poll