Politike

S’ndalet Berisha! Ironi me Yuri Kim: Del kundër meje, mua më shtohen ndjekësit

31 Janar 2022, 20:26 Nga DOSJA
S’ndalet Berisha! Ironi me Yuri Kim: Del kundër meje, mua më

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sërish sulmet ndaj ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Berisha përsëriti akuzat e ambasadorja Kim po sillet si një guvernatore. Ndërkohë që nuk e ka kursyer as ironinë ndaj saj.

“Zonja i ka lejuar vetes në shkelje flagrante të konventës së Vjenës dhe kushtetutës së Shqipërisë, por ajo i ka përshtatur vetes për shkak të një Kryeministri që mund ti vesh çdo epitet, të sillet si guvernatore dhe të futet në punët e brendshme të një partie. Ajo është përpjekur që të dekurajojë demokratët. Mendova njëherë që ti them, të lutem mos bëj deklarata se po më shtohen njerëzit, se këtë ndihmë nuk e dua nga ju.

Le të marrë pjesë sa të dojë në fushatë, në shkelje flagrante të konventës së Vjenës dhe ligjeve të këtij vendi, por mbështetësit dhe votuesit vetëm do të shtohen. Kam një respekt për ambasadorët, por nuk mund të pranoj kurrë që të sillen si Mariza Lino,“-tha Berisha në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha yuri kim sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll