Bota

“Me Escobar takohem për herë të parë”,Kurti:Qëndrimet tona pas takimit dhe me Lajçak

31 Janar 2022, 10:14 Nga DOSJA
“Me Escobar takohem për herë të

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk shprehu qëndrime lidhur me Marrëveshjen e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe avancimin e dialogut me Serbinë. I shoqëruar nga presidentja Vjosa Osmani në kryerjen e homazheve në varrezën e Heroit të Kosovës Zahir Pajaziti, Kurti bëri me dije se ai takohet për herën e parë me Zv/ndihmës-sekretarin e SHBA për Ballkanin dhe Euroazinë Gabriel Escobar. Për takimin që do të ketë me dhe Përfaqësuesin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovës-Serbi Miroslav Lajçak, kreu i qeverisë tha se qëndrimet e tij lidhur me çështjen e krijimit të komunave serbe dhe vazhdimit të dialogut me Serbinë do t’i shprehë pas përfundimit të takimit me dy përfaqësuesit e lartë të diplomacisë amerikane dhe europiane.

Unë me Përfaqësuesin e Posaçëm e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z.Escobar, takohem sot për herë të parë, kam biseduar dy herë në telefon me të, por nuk jam takuar deri tash. Sot do ta kem takimin e parë me të dhe Përfaqësuesin e Posaçëm e BE-së, besoj se pas takimit është më e drejtë dhe më e mirë të japim qëndrimet dhe mendimet tona”, tha Albin Kurti.

Lajçak ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet mirëpo askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë. Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj për Asociacionin, por kosovarët nuk do të detyrohen të nënshkruajnë diçka të dëmshme për vendin e tyre.

Diplomati i BE ka treguar edhe arsyen pse ai do të marrë si “përforcim” Gabriel Escobarin në këtë takim, si dhe në një vizitë të njëjtë në Beograd. Ai ka thënë se kanë lidhje të ngushta me administratën Biden dhe se me Escobarin janë në kontakt të ngushtë gjatë gjithë kohës. Edhe Escobar ka thënë se marrëveshjet e arritura duhet të respektohen.

LAJMI KRYESOR: Escobar e Lajçak sot në Kosovë! Dialogu dhe Asociacioni pikat kyçe të diskutimit

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dialogu kosove-serbi gabriel escobar ne kosove lajcak vjosa osmani albin kurti asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dialogu kosove-serbi gabriel escobar ne kosove lajcak vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2022, 07:38

Escobar në Kosovë, REL: Inkurajim për dialog

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...