Bota

Plantacion hasashi dhe armë me vlerë 360 mijë euro, në pranga 63-vjeçari në Angli

31 Janar 2022, 09:46 Nga DOSJA
Plantacion hasashi dhe armë me vlerë 360 mijë euro, në

LONDËR – Policia britanike arrestoi një 63-vjeçar pasi gjeti në një zonë industriale në lindje të kryeqytetit plantacion hashashi, pistoleta, një kallashnikov dhe dy harqe. Sipas mediave britanike, vlera totale e tyre përllogaritet në 300 mijë paund (361 mijë euro).

Operacioni dy-ditor në Rainham përfundoi dhe me sekuestrimin edhe të një sasie municioni.

“Nuk kam asnjë dyshim se krimi që zbuluam gjatë kërkimeve dy-ditore do të kishte një efekt negativ në zonë dhe përtej Rainhamit. Do të vazhdojmë të kombinojmë burimet tona për të frenuar dhe shkatërruar krimin e organizuar kudo që të shkojmë”, bëri me dije detektivi Owen Morgan.

Burimi: Heromag 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2022, 07:38

Escobar në Kosovë, REL: Inkurajim për dialog

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...