Bota

E rëndë/ Po ecte në rrugë, vdes pas përplasjes me autobusin 18-vjeçarja në Angli

31 Janar 2022, 09:36 Nga DOSJA
E rëndë/ Po ecte në rrugë, vdes pas përplasjes me

BRITANI E MADHE – Një vajzë 18-vjeçe ndërroi jetë mbrëmë në Portsmuth pasi u godit nga një autobus. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orën 22:30. Në vendngjarje mbërritën oficerë të policisë, ambulancë dhe zjarrfikëse.

“U njoftuam në orën 22:30 se një kalimtare është përplasur nga një autobus”, deklaroi zëdhënësi i policisë së Nju Hempshajër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një kompleksi argëtimi. Një dëshmitar tregoi se si u përjetua e gjithë skena.

“Të gjithë po shikonin të tronditur. Përqafonin njëri-tjetrin, disa dhe qanin”, shprehet dëshmitari.

Rruga ku ndodhi aksidenti u mbyll për disa orë. Policia kërkoi pamjet nga kamerat e sigurisë për të hetuar në detaje ngjarje.

Burimi: Daily Mail

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aksident ne angli vdes 18 vjecarja aksident ne angli vdes 18 vjecarja

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2022, 07:38

Escobar në Kosovë, REL: Inkurajim për dialog

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...