Sport

Mos e konsideroni më surprizë, Laçi leksion edhe Partizanit, Lushkja heroi takimit

31 Janar 2022, 15:51 Nga DOSJA
Mos e konsideroni më surprizë, Laçi leksion edhe Partizanit,

KURBIN– Laçi nuk mund të konsiderohet më surprizë. Skuadra kurbinase vazhdon me fitoret dhe nuk i ndahet Tiranës kryesuese. Këtë herë kurbinasit fitojnë 1-0 me golin e vetëm që u shënua nga Lushkja. Ndeshja nisi vrullshëm nga të dyja ekipet me Partizanin që pati mundësinë e parë të shënimit, por Mala dhe Skuka nuk arritën dot ta zhbllokonin rezultatin.

Megjithatë, në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi në favor të Laçit. Ujka lëshon një goditje në portën e Partizanit, por topi u ndalua nga shtylla. Aksioni vazhdoi dhe pas një harkimi në zonë, Regi Lushkja ia doli të shënojë në minutën e 79’.

Laçi ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 34 pikëve, tre më shumë se Kukësi i vendit të tretë dhe gjashtë më pak se Tirana kryesuese.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport laçi partizani laçi partizani

Sondazh

Poll