Sport

PSG, tentativa e fundit për Dembele, klubi francez i ofron Barçës shkëmbimin e madh

31 Janar 2022, 12:36 Nga DOSJA
PSG, tentativa e fundit për Dembele, klubi francez i ofron

FRANCË-Orët e fundit të merkatos së janarit, protagonist është PSG. Sipas lajmeve të fundit nga “Sport Katalanas”, në fakt, pasi kishte gjetur një marrëveshje me Ousmane Dembele, klubi francez ka përshpejtuar negociatat për të bindur Barcelonën të shesë sulmuesin francez dhe ta sjellë atë në Paris.

Për të bindur katalanasit, Leonardo ka vendosur në pjatë Mauro Icardin që është jashtë planeve të klubit francez.Negociatat kanë nisur tashmë, me katalanasit të cilët, pas të gjitha refuzimeve për rinovim, do të donin të shisnin menjëherë sulmuesin francez për të mos u larguar me parametra zero.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona dembele psg barcelona dembele psg

Sondazh

Poll