Sport

Te PSG për pushime luksi,dëmtohet Sergio Ramos, lojtari humbet sfidën me Real Madrid

31 Janar 2022, 13:59 Nga DOSJA
Te PSG për pushime luksi,dëmtohet Sergio Ramos, lojtari humbet

PARIS– Tjetër dëmtim për Sergio Ramos. Mbrojtësi spanjoll vazhdon kalvarin e vuajtjeve dhe këtë herë lojtari ka ndjerë shqetësime në pulpë gjatë stërvitjes dhe me shumë mundësi nuk do të jetë gati në takimin ndaj Real Madrid për Champions League që do të luhet më 15 shkurt. Nuk dihet nëse problem është në pulpën që e mbajti lojtarin jashtë fushës për gjashtë muaj.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e nesërme kundër Nice, e vlefshme për fazën e 1/8 të finales së Kupës së Francës.Do të mungojnë Marquinhos, Keylor Navas dhe Di Maria, që janë të impenjuar me kombëtaret respektive si dhe të dëmtuarit afatgjatë Neymar dhe Wijnaldum.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport psg sergio ramos psg sergio ramos

Sondazh

Poll