Sport

Zyrtare: Eriksen nënshkruan me Brentford dhe kthehet për të luajtur në Premier (VD)

31 Janar 2022, 10:44 Nga DOSJA
Zyrtare: Eriksen nënshkruan me Brentford dhe kthehet për të

ANGLI – Tani është zyrtare. Pas arrestit kardiak, që pati në ndeshjen e Kampionatit Europian mes Danimarkës së tij dhe Finlandës më 12 qershor të vitit të kaluar, Christian Eriksen rikthehet zyrtarisht për të luajtur.

Pas ndërprerjes së kontratës me Interin, për shkak të defibrilatorit të zemrës, të implantuar nën lëkurë verën e kaluar dhe një pengesë të pakapërcyeshme legale për të luajtur në Itali, mesfushori danez tani ka nënshkruar një kontratë me Brentford deri në fund të qershorit 2022 dhe është kaq gati për t’u rikthyer në fushë me klubin e Premier League.

“Jam i lumtur të njoftoj se kam nënshkruar për Brentford. Mezi pres të filloj dhe shpresoj të shihemi së shpejti”,- është mesazhi i shkurtër i publikuar nga danezi në Twitterin zyrtar të klubit.

Pasi i tha lamtumirë zikaltërve më 17 dhjetor, për shkak se nuk ishte i aftë për të luajtur në Itali në gjendjen e tij, danezi u stërvit fillimisht me Chiasso rreth pesëmbëdhjetë kilometra larg Appiano Gentiles.

Ditët e fundit, megjithatë, ai ishte pritur edhe nga Ajax, klubi ku ai bëri debutimin e tij profesional dhe ku luajti nga viti 2009 deri në 2013. Mesfushori danez Eriksen tani do të jetë lojtari i parë në historinë e Premier League që luan me defibrilator. Objektivi, siç ka treguar ai vetë, është Botërori i Katarit me kombëtaren e Danimarkës, i planifikuar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

✍ Welcome to Brentford, @ChrisEriksen8 ?#BrentfordFC ? #EriksenJoins pic.twitter.com/O8h5WbdUZ2

— Brentford FC (@BrentfordFC) January 31, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport christian eriksen christian eriksen është rikthyer në fushë ka nënshkruar një kontratë me brentford lamtumirën e christian eriksen shokut të kombëtares christian eriksen christian eriksen christian eriksen është rikthyer në fushë ka nënshkruar një kontratë me brentford lamtumirën e christian eriksen shokut të kombëtares christian eriksen

Sondazh

Poll