Sport

“Katar 2022”: Kanadaja një hap larg Botërorit, fitoi ndaj SHBA-së… (VIDEO)

31 Janar 2022, 05:58 Nga DOSJA
“Katar 2022”: Kanadaja një hap larg Botërorit, fitoi ndaj

KANADA – Midis të dielës dhe mëngjesin e të hënës, janë zhvilluar ndeshjet e ditës së 10-të kualifikuese për në Botërorin “Katar 2022” për zonën e Concacafit. Kanadaja bëri një tjetër hap të madh drejt kualifikimit, pasi mundi Shtetet e Bashkuara këtë të dielë në Hamilton (2-0).

Kur kanë mbetur edhe katër ndeshjeve para përfundimit të kualifikimeve, Kanadaja, e cila ende nuk e ka provuar shijen e humbjes, është katër pikë përpara SHBA-së dhe mbi të gjitha, tetë me vendin e katërt, sinonim për një ndeshje “play-off”-i ndërkontinental.

Lojtarët e John Herdman hapën shpejt rezultatin përmes sulmuesit të Besiktas, Cyle Larin (7’). Me 23 gola të realizuar, Larin bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares kanadeze. Në përfundim, Adekugbe (90’+5) do të shënonte dhe do të fiksonte fitoren 2-0 të Kanadasë.

Highlights from #CANMNT 2:0 USA #WCQ #ForCanada pic.twitter.com/ZpAdo9F7eQ

— Canada Soccer (@CanadaSoccerEN) January 30, 2022

Ndërkohë, Panamaja fitoi 3-2 ndaj Xhamajkës, duke u pozicionuar në vendin e katërt në renditje. Sakaq Hondurasi humbi 2-0 në shtëpi ndaj Salvadorit, ndërkohë që Meksika bërë një hap falso duke barazuar 0-0 me Kosta Rikën, duke u renditur në vendin e tretë, pas SHBA-së, me nga 18 pikë secila.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kanadaja nga shtetet e bashkuara të amerikës shtetet e bashkuara zonën e concacaf kanadaja nga shtetet e bashkuara të amerikës shtetet e bashkuara zonën e concacaf

Sondazh

Poll