Sport

Egnatia-Dinamo/ Këpucë e hedhur dhe polemika, sa shumë tension për një pikë

31 Janar 2022, 15:45 Nga DOSJA
Egnatia-Dinamo/ Këpucë e hedhur dhe polemika, sa shumë tension

RROGOZHINË– Nuk ka fitues në takimin mes Egnatias dhe Dinamos, e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Një takim që përfundoi me shifrat 1-1, por që prodhoi shumë tension në fushën e lojës. Në sekondën e 40’, arbitri i FIFA-s, Enea Jorgji ndëshkoi me karton të kuq Gëzim Krasniqin duke e cilësuar të rëndë atë ndërhyrje ndaj Patrik Bardhit.

Pas konsultave me VAR-in prej disa minutash Jorgji e cilëson goditje dënimi nga ku Agim Ibraimi ka realizuar një “perlë” drejt e në trekëndësh në minutën e 7′.Në fund të pjesës së parë ndodh skandali. Enea Jorgji i rrethuar nga stjuardët është goditur me sende nga tifozët e Egnatias në tribunën kryesore në momentin ku ishte drejtuar dhomës së zhveshjes.

Pjesa e dytë nisi me vonesë ku delegati i ndeshjes po konsultohej nëse ky takim do të rifillonte.Nisi gjithçka dhe në minutën e 57′, ishte Ilirid Ademi ai që gjeti rrugën e rrjetës duke barazuar gjithçka.Ky barazim e rendit Egnatian në vendin e 9 në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Dinamo klasifikohet në vendin e 6 me 19 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo egnatia dinamo egnatia

Sondazh

Poll